Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albert Veliu kërkon azil në Kosovë

Albert Veliu, i cili po kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë ka bërë kërkesë për azil në Kosovë.

Veliu tashmë ka dorëzuar kërkesën për azil tek Departamenti për Shtetësi dhe Azil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Veliu i njohur në Shqipëri me pseudonimin Babalje është arrestuar të dielën në qytezën e Shtimes bashkë me djalin e tij. Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB , Valon Krasniqi i kontaktuar nga KosovaPress ka thënë se për të konfirmuar kërkesën që është bërë tek dikasteri që ai drejton, pyetjet duhet bërë nëpërmjet Zyrës për Komunikim të MPB-së.

Partia Demokratike e Shqipërisë , pretendon se një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, tregon se ky i fundit ka vijuar trafikun e lëndëve narkotike, edhe kur vëllai i tij Fatmir Xhafaj mbante detyrën si ministër i Brendshëm.

Edhe Babalja arratiset nga Kosova, kërkon azil në Belgjikë Arbëri Babalja arratiset nga Kosova, kërkon azil në Belgjikë

Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi të largohet nga vendi, por u ndalua në Kukës.

Prokuroria e ka dërguar regjistrimin për ekspertim jashtë vendit. Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri pretendojnë se ky audio përgjim është i manipuluar, ndërsa Partia Demokratike i qëndron versionit të saj, se përgjimi tregon përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës dhe kërkon largimin e menjëhershëm të ministrit.