Qendra shoqërore “Termokiss” fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në platformën “#JepiJetë Klubeve të Termokissit”, iniciativë kjo që përmbledhë një nga platformat kryesore që përbëjnë programin e Termokissit.
Klubet janë organizime prej 2 ose më shumë personave të cilët janë të interesuar t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të hapësirës edhe në bashkëpunim me komunitetin Termokiss. Klubet mund të dedikohen në çfarëdo fushe që nismëtarët e vetë e kanë pasion dhe vullnet t’i zhvillojnë, p.sh: muzikë, film, cirk, psikologji, edukim, ndërmarrësi, arte vizuele, sporte etj.
Katër idetë që vlerësohen nga komuniteti Termokiss si më të denjat, do të fitojnë përkrahje prej 1000 eurove për realizimin e ideve të tyre gjatë këtij viti.
Të martën me 15 maj në ora 18:00 zhvillohet takimi informativ ku komuniteti Termokiss shpjegon në detaj procesin e aplikimit dhe implementimit të kësaj platforme.
Për informata më të hollësishme rreth Klubeve të Termokissit, mund të konsultoheni në këtë vegëz
Gjithashtu për informata shtesë mund ta kontaktoni Termokissin në [email protected].
-
“Termokiss” edhe në Tiranë për rivitalizimin e hapësirës së braktisur
-
“Termokiss” zgjeron aktivitetet për 2019-n
-
Në mungesë të mbështetjes financiare, rrezikohet “Linja e Jetës”
-
Thirrja për projekte kulturore sivjet hapet më herët, vazhdon me programe trevjeçare
-
Thirrja për mbështetjen e skenës së pavarur kulturore me subvencione deri në 100 mijë euro