917 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë.
Sipas njoftimit në Shërbimi 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, ndërkaq 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Sipas njoftimit në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë, 329 të konfirmuar me Sars Cov-2, 15 në gjendje të rënduar dhe 319 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë, Klinika e Pomologjisë, 79 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë: 428- të konfirmuar pozitivë, 21- në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 415- me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 112 pacientë, Spitali i Gjakovës, 87 pacientë, Spitali i Pejës, 90 pacientë, Spitali i Gjilanit, 110 pacientë, Spitali i Ferizajt, 67 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë”, thuhet tutje në njoftim.
-
Mbi 1160 pacientë po trajtohen për COVID-19 nëpër spitale, 944 me oksigjenoterapi
-
702 të hospitalizuar nga COVID-19 në Kosovë, 539 në oksigjeno-terapi, 28 në gjendje të rëndë
-
186 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 117 me oksigjenoterapi
-
122 pacientë po trajtohen nga COVID 19, 84 me oksigjeno-terapi
-
34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë