Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima nga COVID-19, derisa 115 persona kanë rezultuar pozitivë nga 466 testime, bën të ditur IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes, transmeton KOHA.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.
-
Nëntë të vdekur dhe 269 raste me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur dhe 793 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
-
9 të vdekur e 548 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19
-
Nëntë të vdekur dhe 294 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë