Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 9 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, nga testimi i 1,591 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i rasteve aktive me COVID-19 është 334.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,898 persona. Që nga fillimi i vaksinimit, të vaksinuar me të dy dozat janë 761,003 persona, derisa numri i dozave të administruara është 1,614,212.