Erdogan e kërcënon Haradinajn, i fton kosovarët ta kundërshtojnë atë Foto: Koha / ilustrim

Erdogan e kërcënon Haradinajn, i fton kosovarët ta kundërshtojnë atë

31 March 2018 16:43

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar, raporton KTV.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

Tutje, Erdogan, në fjalimin e tij, e ka quajtur kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët e të cilit i lëvizin të tjerët.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund”, parashikon Erdogani.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, vend i cili mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe ti për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, deklaroi Erdogan, raporton Koha.net.

Presidenti Erdogan gjithashtu duke folur për kreun e organizatës terroriste, tha se “edhe ai që ka ikur në Pensilvani është në telashe. Thotë ‘Çfarë do të ndodhë me mua?’. Çka ndodhi me ata në Kosovë do të ndodhë edhe me ty”.

© KOHA

Komentet

MicSok.02/04/2018 11:47

""Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, deklaroi Erdogan, raporton Koha.net."" Po mendon ne vellaun THAQI qyky erdogani qe i burgosi te gjithe Shqipetaret ne nivelet me te larta ushtarake per ti pastruar nga ushtria dhe ti veje njerezit e tij OTOMAN. E kete turk e perkrah THAQI?????

Kosovari!02/04/2018 11:47

Jam, Kosovar nuk jam Turk. E mbroj Kryeministrin! Nese duhet te protestoj do te protestoja kunder Presidentit e jo Kryemnistrit.

Flamur02/04/2018 10:19

Dezinformat! Marre!

Gllogjansi02/04/2018 11:48

Ket nuk e thom se jom i Gllogjanit por Po ta kishte populli Shqiptar trurin ne kok nester ne mengjes do te shkonin tegjith ne Gllogjan Edhe ta bejn nje fest te madhe ner te madhin Haradinaj!!

Shto koment

Të ngjashme