Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Feride Rushiti merr Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes një komunikate njofton se drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti ka marrë Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshe, transmeton Koha.net.

Rushiti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nesër, e premte 23 mars, nga, zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan dhe zonja e parë e SHBA Melania Trump, ajo do të marrë Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky Çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Me këtë çmim do të nderohen dhjetë gra nga mbarë bota.