Arbëri

Veprimet e opozitës në Shqipëri nuk e kanë përkrahjen e SHBA-së

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në Shqipëri nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trumpit nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike. SHBA apelon për dialog mes palëve.