Arbëri

Demarkacioni vendoset pas zgjedhjeve lokale në Beograd

 

Me gjithë paralajmërimet optimiste gjatë gjithë fundjavës, “Koalicioni i konsensusit” nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në ditën kur Kosovën e vizitoi një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë që janë shprehur pro ratifikimit (PDK-AAK-Nisma-AKR nga Qeveria dhe LDK nga opozita) nuk kanë mbledhur më shumë se 78 vota të deputetëve, duke e bërë të paarritshëm të mërkurën shifrën prej 80 votash, sa nevojiten që Marrëveshja ndërkombëtare të miratohet në Kuvend.