Arbëri

19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit pa Haradinajn

 

Në sheshin e qytetit në Deçan u shënua 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës në këtë luftë çlirimtare.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, transmeton kp, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.