Shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel, gjatë vizitës në Mitrovicë ka theksuar se në veri të Kosovës ekziston kriminalitet masiv i organizuar. Këtu nuk ka administratë publike, por në kulmin e pushtetit gjenden njerëz të krimit të organizuar të cilët, madje, nuk ngurrojnë edhe të vrasin, e këtë bashkësia ndërkombëtare nuk guxon ta tolerojë, transmeton Koha.net.
"Situata këtu është më shumë se sa e kom aplikuar. Nuk ka vetëm konteste kufitare, por para së gjithash kriminalitet masiv të organizuar në veri- në këtë rajon kufitar. Njerëzit po frikësohen. Ka pasur vrasje, siç e dini. E para dhe më e rëndësishmja që duhet bërë këtu është lufta kundër krimit të organizuar – dhe për këtë duhet përkrahja e Beogradit, në radhë të parë. E kjo duhet të ndodhë para çfarëdo bisedimesh të tjera”.
Me këto fjalë, afër Urës kryesore në Ibër, Gabriel u është drejtuar gazetarëve , kryesisht të redaksive gjermane, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel, njofton portali KoSSev.
Gabriel në Mitrovicë shkoi pas takimit me liderë të Kosovës dhe pas takimit me liderë të Serbisë.
Ai pastaj ka numëruar çështjet që mbesin të pazgjidhura pas luftës, nga të cilat, disa herë e ka përmendur krimin e organizuar, transmeton Koha.net.
"Pas krimit, po ashtu duhet të zgjidhet kontesti kufitar ndërmjet Kosovës e Malit ë Zi dhe që me Gjykatën Speciale duhet t’i zgjidhen krimet e luftës. Pastaj duhet të gjendet zgjidha ndërmjet Kosovës e Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Gabriel.