Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëdhënësi i Strache mohon se ai ka thënë “Kosova është pjesë e Serbisë”

Zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, sot për gazetën “Politiko” të Beogradit, tha se “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”.

Por një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i tij, Martin Glier.

Pas reagimeve të shumta, Glier ka thënë se shefi i tij në asnjë moment nuk ka thënë se“Kosova është pjesë e Serbisë”, shkruan gazeta Kurier, transmeton Koha.net.

Gurier thotë se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë.

“Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, tha ai duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”.

Glier ka shtuar se Strache është i mendimit që të gjendet një kompromis për minoritetin serb në Kosovë. Sipas tij, Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit.