Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike kontratën me investitorin “Limak-Çalik”, pesë vjet nga shitja e kompanisë për distribucion dhe furnizim të energjisë elektrike (KEDS). Megjithatë, publikimi i kësaj kontrate është i pjesshëm. Asaj i mungojnë disa shtojca, siç është marrëveshja e transferimit, ajo e arkëtimit, si dhe marrëveshja për shërbimet e përbashkëta, shkruan sot Koha Ditore.
Gazeta ka provuar që të marrë qëndrim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e gazetës. Ndërsa shoqëria civile e ka kritikuar mospublikimin e plotë nga Ministria, duke thënë se nuk mund të ketë publikim të pjesshëm të kontratave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër organizatën INDEP, kontratat që përmbajnë dispozita që nuk lejojnë publikimin e tyre janë kundër interesit publik dhe si të tilla po vërtetohen edhe nga gjykatat.
Dardan Abazi nga kjo organizatë ka thënë për gazetën se kontratat milionëshe e miliardëshe duhet të publikohen sidomos para nënshkrimit. Kjo pasi, sipas tij, do të mundë të shmangeshin marrëveshjet e dëmshme. Të tillë e ka konsideruar edhe atë të distribucionit dhe të termocentralit “Kosova e Re”... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)