Arbëri

Pse Molliqaj habitet me reagimet e partive ndaj sondazhit të Vetëvendosjes

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka folur sërish për sondazhin që partia e tij e ka realizuar në bashkëpunim me Ubo Consulting. Ai në facebook është pyetur se nëse nuk i besohet këtij rezultati, atëherë pse janë të tilla reagimet e partive politike, transmeton koha.net.

Molliqaj ka shkruar:

Sot publikuam një sondazh të realizuar nga Ubo Consulting. Të gjitha partitë politike paskan reaguar. Madje edhe kryeministri. Dy gjëra me rëndësi:

1. Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!

2. Nëpër të gjitha vendet demokratike praktikohet organizimi i sondazheve dhe publikimi i tyre (edhe nga subjektet politike). Pse gjithë ky mllef ndaj një praktike shumë normale në vendet e BE dhe SHBA? A nuk besojnë këta në vlerat dhe praktikat e këtyre vendeve?!

Por në anën tjetër, gëzimi i qytetarëve me këtë lajm është shumë i madh. Unë i falënderoj qytetarët për mbështetjen e tyre. Kjo po vërehet masivisht edhe në tubimet tona gjithandej në Kosovë.

P.S. Sondazhi është organizuar nga Ubo Consulting kurse ne thjeshtë kemi qenë një nga shumë klientët në këtë hulumtim”.