Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale dhe janë ndaluar 11 persona nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, si dhe dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar katër persona për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 24 aktakuza kundër 27 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër 4 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur shtatë aktakuza, kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “dhunimi”, “kanosje”, “dhunë në familje”, “ lëndim i lehtë trupor”, gjithashtu e njëjta prokurori ka ngritur pesë aktakuza, kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.