Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

70 mijë euro për rregullimin e fontanave jofunksionale në kryeqytet

Edhe këtë fillim pranvere fontanat në sheshet e kryeqytetit nuk janë të gjitha funksionale.

Komuna e Prishtinës sërish është dashur që në disa nga to të intervenojë për rregullimin e tyre.

Qytetarët duan që fontanat të jene funksionale, madje kërkojnë që të shtohet numri i tyre.

Fontana në fillim të sheshit Zahir Pajaziti është më e dëmtuara.

Ndërsa fontana në sheshin “Skënderbeu” ka qenë më atraktivja për kalimtarët dhe në veçanti fëmijët.

Por, Komuna thotë se sa herë ka aktivitete po kërkohet që uji në këtë fontanë të ndalet.

Edhe 70 mijë euro për rregullimin e fontanave jofunksionale në kryeqytet Video 70 mijë euro për rregullimin e fontanave jofunksionale në kryeqytet

Komuna ka kontratë trevjeçare për mirëmbajtjen e tyre në vlerë prej 70 mijë euro.

Në shtator të vitit të kaluar, komuna kishte arritur të riparojë fontanat.