Arbëri

Arqipeshkvi nga Italia interesohet të ndihmojë fëmijët me kancer dhe leukemi në QKUK

 

Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Vincezo Paglio, arqipeshkv nga kisha katolike në Itali, president i Akademisë Papnore për Jetën, i cili kishte kontribuar edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë, i shoqëruar nga ambasadorja Bukurije Gjonbalaj dhe zyrtarë të tjerë institucionalë të Kosovës, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Paglio shprehu interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë.