Arbëri

Oda Ekonomike Amerikane thërret Qeverinë të mos miratojë rritjen e pagës minimale në 250 euro

 

Oda Ekonomike Amerikane përmes mediave i ka çuar thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos miratojë rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro.

Sipas kësaj Ode, duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik në vend, është më se e rëndësishme që vendimmarrësit të përgatisin dhe të zbatojnë politika që do të mundësonin fuqizim më të shpejtë të sektorit privat dhe rritje të investimeve, të cilat do të rezultonin me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.