Arbëri

Kosova s’e do tregun e përbashkët ballkanas që e përkrah Rama

 

Ideja që të ketë një treg të përbashkët në rajonin e Ballkanit është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, ky treg nuk është i favorshëm për Kosovën, që gjendet e izoluar në mes të këtij rajoni. Po kaq të papërshtatshëm e ka cilësuar këtë treg edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, shkruan sot Koha Ditore.