Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus. Nga ta 3 janë në respirator, 47 në oksigjenoterapi dhe 11 në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, 11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 287 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,356 analiza.
236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Artikuj të ngjashëm