67 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 51 janë në okisgjenoterapi. Ndërsa 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
-
65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë
-
64 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
13 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore
-
99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë