Arbëri

Përmes “smurfsave”, fëmijët inkurajohen për një botë më të lumtur

 

Personazhet e filmit “Smurfs” inkurajojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që ta bëjnë botën një vend më të lumtur, më paqësor, më të barabartë e më të shëndetshëm përmes fushatës “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha”.

Kjo ngjarje organizohet nga UNICEF-i dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara, në një bashkëpunim të nivelit global me Sony Production, me ç’rast rreth 280 fëmijë nga anët e ndryshme të Kosovës do të jenë pjesë e këtij organizimi, raporton KP.