Arbëri

Mjetet që SHBA i dha policisë kufitare në Shqipëri

 

Policia kufitare e Shqipërisë ka pranuar nga Qeveria e SHBA-së, disa pajisje dhe mjete në vlerë 155,106.58 dollarë.

Këto pajisje i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit, ku përfshihen komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi portative, ndërsa, për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope dhe baster.