62 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sipas njoftimit në Facebook, 40 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ku 16 nga ta janë në gjendje më të rëndë.
Njoftohet gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë.
Nga personeli i Spitalit gjashtë mjekë, 15 Infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,418 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 95 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 110 rëntgena, 25 EHO dhe 6 CT-ja”, thuhet në njoftim.
-
53 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë
-
65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë
-
77 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë
-
16 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me COVID-19, 14 në gjendje të rëndë