Arbëri

Kanadaja do të vazhdojë bashkëpunimin me MFSK-në

 

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli priti sot ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, të cilin Demolli e falënderoi për përkrahjen që Kanadaja po i jep MFSK-së.

Ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.