Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 264 raste të reja pozitive me koronavirus.
Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1262.
Tre të vdekur janë nga Prishtina (82, 80, 76 vjeç), nga një në Gjilan (64 vjeç), Mitrovicë (64 vjeç), Prizren (71 vjeç).
264 raste pozitive dolën nga testimi i 990 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.
Numri total i rasteve pozitive është 49.169.
Edhe
Pesë të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.
Sa i përket gjendjes spitalore, u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 është mjaft i lartë.
Ai ka thënë se janë 785 të hospitalizuar, 44 në gjendje të rëndë, prej tyre 36 në respiratorë e tetë të intubuar.