Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të RSFJ-së t’i regjistrojë në emër të Kosovës, për Serbinë është plotësisht ilegal, i papranueshëm dhe nuk ka rëndësi juridike.
Kështu deklaroi të mërkurën zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton KP.
“Ky është edhe një hap i njëanshëm i Prishtinës, i cili dëshmon se atyre nuk u intereson dialogu në Bruksel, pasi që disa herë e kemi nisur këtë temë, dhe ata asnjëherë nuk kanë dashur që të bisedojnë për këtë”, tha Daçiq për media në Beograd.