Arbëri

Mustafa, pjesë e samitit të kryeministrave “Western Ballkan 6” në Sarajevë

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet nesër në Sarajevë.

Në këtë takim, ku pritet të jenë të pranishëm homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme, transmeton Koha.net.