Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

58 padi ndaj OSHP-së, akuzohet për standarde të dyfishta në gjykimin e tenderëve

OSHP-ja ka kthyer në rivlerësim dy aktivitete të prokurimit, pavarësisht se rrëzimi i tyre bie ndesh me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë e këtyre vendimeve jo të njëtrajtshme, 58 padi janë parashtruar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj këtij organi, vetëm gjatë 2016-s.

“Demokracia Plus” ka bërë një hulumtim që rezulton se shumica e padive ndaj këtij institucioni kanë të bëjnë me mungesën e konsistencës në marrjen e vendimeve nga OSHP-ja.

Në anën tjetër, OSHP-ja thotë se shumica e padive kundër këtij institucioni kanë lidhje me mosshqyrtimin e ankesave, për shkak se Bordi i OSHP-së nuk ishte i kompletuar.