Shqipëria vazhdon të kryesojë jo vetëm për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së, por edhe të jetë në 10-shin e parë për numrin e të burgosurve në këto vende, por duke u renditur e para në rajon për numrin e të burgosurve në vendet e BE-së.
Rreth 5.722 të burgosur nga Shqipëria që përbëjnë 0.2% të numrit të popullsisë së këtij vendi gjenden në burgjet e Evropës, kryesisht asaj perëndimore. Ndërkohë që më shumë se gjysma e këtij numri janë në burgjet e Greqisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për më shumë se dy dekada organizatat kriminale shqiptare janë rritur në numër dhe shkallë sofistikimi, si dhe janë zgjeruar në aspektin e rritjes dhe aftësive për të organizuar operacione kriminale.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes në Shqipëri me mbështetje nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifstund. Në gjetjet e studimit thuhet se këto organizata kriminale dhe personat e përfshirë në krim të organizuar, shpesh nuk e kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm tek aktivitete të paligjshme, por bëjnë përpjekje për të penetruar veprimtaritë e ligjshme ekonomike në vend./Bashkim Shala
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shqipëria e para në rajon për numrin e lartë të të burgosurve
-
Shqipëria, kampion në Ballkan me 5447 të burgosur
-
Kosova e Shqipëria të parat në Ballkan për numrin e azilkërkuesve në Evropë
-
Rritet numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e BE-së
-
Shqipëria e para në botë për azilkërkues në raport me numrin e popullatës