Arbëri

Gjykata rrëzon padinë e banorëve kundër hidrocentraleve në parkun e Valbonës

 

Gjykata Administrative e shkallës së parë rrëzoi sot padinë e shoqatës “Toka” dhe banorëve të fshatit Margegaj në Tropojë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në parkun kombëtar të Valbonës.

Drejtuesja e shoqatës “Toka”, Catherine Bohne, tha pas shpalljes së vendimit se banorët do të ankohen menjëherë në gjykata të niveleve më të larta dhe janë të vendosur t’i ndalin ndërtimet në atë zonë të mbrojtur, një ndër më të famshmet për turizëm në Shqipëri, shkruan Zëri i Amerikës.