Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

5 shtatori shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku është miratuar vendimi që 5 shtatori të shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë.

Kjo datë përkon me ditën e vdekjes së humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

“Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të. Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm