Sadri Ramabaja kishte informata nga një zyrtar i AKI-së se jeta e tij dhe e familjes së tij ishte në rrezik.
Kështu ka deklaruar avokati i tij, Ramiz Krasniqi, kur është pyetur për arsyet që klienti i tij kishte tentuar të ikte nga Kosova, raporton KTV.
Krasniqi, komentet i ka bërë pas seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ramabajës, mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
"Ishte një kërkesë e pabazuar dhe e pa mbështetur në asnjë provë," ka thënë Krasniqi.
Ramabaja, ndër të tjera dyshohet për përgatitje të vrasjes së përfaqësuesve të lartë të shtetit, e sipas Krasniqit, i vetmi që përmendet është Azem Vllasi, që Krasniqi tha se tani është vetëm në pozitën e avokatit.
Në anën tjetër, prokurori Sylë Hoxha, ka konfirmuar se kanë kërkuar caktimin e paraburgimit për Ramabajën, për çka pritet të vendosë Gjykata.
-
Kush i tha Ramabajës të ikte se është në rrezik
-
Specialja pretendon se Selimi ka provuar të ndikojë në hetimin e tentim-vrasjes së një anëtari të LDK-së
-
VV: Të lirohet nga pengmbajtja Sadri Ramabaja
-
Vetëvendosje kërkon lirimin e Sadri Ramabajës, i dyshuar për terrorizëm
-
Avokati e quan të paligjshëm mbajtjen e Sadri Ramabajës në paraburgim, hetimet po vazhdojnë