Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

44 507 të prekur nga gripi për gati pesë muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situates epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar intensitet konstant të rasteve të gripit sezonal, transmeton Koha.net.

Nga 1 tetori deri më 20 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 44 705 raste të dyshimta në grip, 4177 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 84 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute).

Gjatë javës 07– të 2018 janë raportuar 6199 raste të dyshimta në grip, 245 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 10 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute) Në laboratoret e Qendrës ombëtare të gripi, në Institutin Kombëtar prej fillimit të sezonit të gripit, 218 persona kanë rezultuar pozitive në Influencë. Sipas tipit, 92 raste janë pozitive në Influencën A dhe 126 në Influencën B.

26 raste i takojnë subtipit A(H1)pdm09 dhe 66 raste tjera janë A të pa subtipizuara. 126 raste të konfirmuara i takojnë tipit B, 48 prej tyre janë subtipi Yamagata (“Gripi Japonez”)

Epidemia e gripit sezonal ka shënuar rënie në intensitet Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar kanë rezulturar të suksesshme dhe mbeten akoma në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

Edhe Gripi sezonal bie nën pragun epidemik, thotë Instituti i Shëndetit Publik Arbëri Gripi sezonal bie nën pragun epidemik, thotë Instituti i Shëndetit Publik

MASHT tashmë ka dhënë rekomandimet për të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhembje fyti, kollë, bark qitje dhe vjellje, dhembje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut. Këto rekomandime janë treguar tejet efikase në ndërprerjen e përhapjes së gripit në shkolla.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët akoma të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë (sidomos në javën vijuese), të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familjar për të parandaluar komplikimet. Inspektorati shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë po mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për raportimin e sëmundjeve ngjitëse dhe raportimi është i kënaqshëm.

SHSKUK ka ndërmarrë masa në reduktimin e numrit të vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar, ka siguruar mjete mbrojtëse për profesionistët shëndetësore dhe ka dezinfektuar të gjitha hapësirat e institucioneve shëndetësore Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë.

Edhe Gripi sezonal bie nën pragun epidemik Arbëri Gripi sezonal bie nën pragun epidemik

Në Shqipëri gripi po vazhdon intensitet të lehtë dhe janë identifikuar disa raste të gripit Aussie (A/H3N2). Situatë e njejtë epidemiologjike është shënuar edhe në shtetet fqinje. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rritur vigjilencën dhe nuk ka vend për panik në popullatë sepse të gjitha rastet e rënda trajtohen me kujdes në SHSKUK.

Instituti Kombëtar dhe Institucionet shëndetësore janë të përgatitur për t’u përballur me raste të shtuara të gripit si sëmundje e paparashikueshme dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologj ke qytetarët do të informohen me kohë.