Në Spitalin e Pejës po trajtohen 43 pacientë me COVID-19. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
E nga personeli i spitalit, aktualisht janë të infektuar 4 infermierë, 2 punëtorë të shërbimeve teknike dhe një mjek.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Artikuj të ngjashëm
-
73 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë
-
58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë
-
43 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë
-
79 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë
-
77 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë