Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të martën në Gjakovë ka pasur disa lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve gjatë mbajtjes së provimit me shkrim për patentë shofer, për çka janë ndërmarrë masa ndaj tyre.
Duke mos e bërë të ditur numrin e kandidatëve që dyshohet se kanë hyrë në sallë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin, ai ka njoftuar se ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme duke ua ndaluar hyrjen në provim për tri vjet.
“Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmëruar organet e rendit. Zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të menjëhershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke iu ndaluar hyrjen në provim për 3 vite”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Ai ka shtuar se dyshohet që këto veprime të tyre janë bërë në bashkëpunim, “por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve”.
-
Arrestohen 6 të dyshuar për dallavere me provimin për patentë shoferë
-
Kandidati për patentë shofer kapet në testim me kamerë e kufje
-
Pajisja me patentë shofer, pritje deri në tre muaj për testim në vozitje
-
Deri në 4 muaj pritje për t’iu nënshtruar testit praktik për patentë shofer të kategorisë C
-
Testimet për patentë shoferë: Pajisje nën xhaketë, dështon sistemi i kontrollit