Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës pasi bojkotuan seancat që nga 8 shkurti.
Ata janë paraqitur në seancën e cila po mbahet në kushte të jashtëzakonshme në një sallë alternative, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në sallën e mbledhjeve plenare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë larguar nga salla menjëherë pas fillimit të seancës.
Së fundi ishin paraqitur në seancën e mbajtur më 8 shkurt, pas një mungese gjithashtu gati gjashtë muajshe, për të mos i humbur mandatet.
Me rregullore deputetët nëse nuk paraqiten për gjashtë muaj i humbin mandatet.