Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Letra e liderëve dërguar KiE-së përfshin obligime, s’është formalitet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se letra të cilët krerët shtetërorë ia kanë dërguar raportueses së KiE-së, Dora Bakojanis mund të jetë standard para aplikimit për anëtarësim, por sipas tij nuk mund të cilësohet formalitet.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkrete.

Sipas tij, liderët shtetërorë zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit, duke përfshirë edhe Asociacionin. 

“Pyetja është, pse kanë pasur nevojë që deri me tash ta zhagisin zbatimin e kësaj marrëveshjeje e të thonë herë e zbatojmë herë nuk e zbatojmë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka potencuar se në letër thuhet se liderët institucionalë zotohen se “do të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe do të hiqet dorë nga kritikat e tepruara ndaj gjyqësorit”. Kjo, sipas tij i bie që ata do të heqin dorë nga diçka që e kanë aplikuar deri me tash.

Edhe Kosova zotohet ta themelojë Asociacionin, por pas anëtarësimit në Këshill të Evropës Arbëri Kosova zotohet ta themelojë Asociacionin, por pas anëtarësimit në Këshill të Evropës

“Aty thuhet ‘Të përmbahemi nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohemi se ato dislokohen vetëm në rast nevoje’, që i bijën se deri me tash nuk e kanë zbatuar këtë standard që aq shpesh është kërkuar nga aleatët tanë.  Zotohen për shpronësimet në veri; Për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe; Për integrimin e pakicave; për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet ... e kështu me radhë”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ngjarje e madhe dhe hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe sipas tij, letra e zotimeve drejtuar Bakojanis përfshihet në këtë kuadër, por ka thënë se është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri me tash kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivele shumë të larta të SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se “për këtë sot jemi edhe nën sanksione, edhe në marrëdhënie shumë të acaruara me ShBA e BE, edhe të detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, edhe të merremi me dinarin, edhe në pozitën më të keqe të mundshme në procesin e dialogut me Serbinë”.