Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në takimin e të martës në Bruksel delegacioni serb ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Gjëja e parë që delegacioni serb insistoi ishte AKS-ja, si gjëja më e rëndësishme, çështja kyçe, që mbi të gjitha lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë e M. Një çështje tjetër e rëndësishme që insistuam ishte ajo e dinarit, duke e pasur parasysh vendimi ne njëanshëm të Prishtinës për heqjen e dinarit, si dhe me këtë edhe pagesat për përfitime sociale e për shkollim për qytetarët serbë që i marrin ato mjete nga Serbia”, ka thënë Petkoviq për gazetarët pas takimit në Bruksel, raporton “RTS”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPetkoviq ka thënë se për Serbinë formimi i asociacionit është kyç .
“Për ne, formimi i Asociacionit është vendimtar, sepse zgjidh plotësisht çështjen e financimit të të gjitha institucioneve tona dhe popullit serb, siç parashihej me Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet tjera”, tha ai.
Ai ka treguar se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka insistuar në zyrtarizimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa delegacioni serb ka folur për domosdoshmërinë e formimit të AKS-së.
“Bëhet fjalë për një marrëveshje që është nënshkruar 11 vjet më parë, e cila është nënshkruar nga BE-ja si garantuese e saj”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq tha se problemet duhet zgjidhur “me dialog e jo me zgjidhje të imponuara”.
“Thelbi është se ne duhet t’i përmbahemi marrëveshjes dhe të përpiqemi për paqen dhe stabilitetin dhe të kërkojmë zgjidhje kompromisi për mbijetesën e popullit tonë. Nëse vazhdon kështu atëherë serbë s’do të ketë në Kosovë”.
Petkoviq ka paralajmëruar takime tjera javën e ardhshme.
“Pres që në fillim të javës së ardhshme, të hënën apo të martën, të vazhdojnë bisedimet e të jemi më afër marrëveshjes dhe të shkojmë në drejtim të zgjidhjes lidhur me çështjen e dinarit. Ne po luftojmë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë e M. “, tha Petkoviq.