Këshilltari i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Gjorgje Bojoviq, ka thënë se është nisur një fushatë në internet kundër tij lidhur me deklaratat që ai bëri në vitin 2015 për krimet e luftës në Kosovë.
Ai në platformën X të premten ka shkruar se një numër postimesh, kryesisht nga Kosova, “filluan një fushatë të koordinuar online duke deklaruar se i kam mohuar krimet e kryera në vitet '98-'99 dhe se nuk jam i përshtatshëm të jem këshilltar i Viola von Cramonit, si spiun rus/agjent serb”.
Ai ka përfshirë në postim një video ku ai flet dhe thotë se bëhen disa gabime kur disa krime të kryera në Kosovë quhen gjenocid sepse ato nuk ishin gjenocid, por krime të luftës. E sipas tij, duke i quajtur gjenocid ato krime u mohohen të drejtat viktimave të luftës. “Edhe krimet e luftës janë krim serioz po ashtu dhe nuk duhet të jetë gjenocid që të jetë krim serioz”, dëgjohet të thotë në video.
Bojoviq ka shkruar se nuk i ka mohuar kurrë krimet e kryera nga forcat serbe.
“Nëse ideja ka qenë që të më frikësojnë apo të më diskreditojnë – më vjen keq, por keni dështuar”, ka shkruar ai tutje.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e organizatës “Youth Initiative for Human Rights”, ku Bojoviq ka punuar më 2015 kur edhe bëri deklaratat.
“Ne besojmë se të rinjtë kanë të drejtën të bëjnë pyetje që u interesojnë, ta shprehin opinionin e tyre dhe të vënë në pyetje narrativat dominuese të imponuara nga elitat politike. Roli i tyre në ballafaqimin me të kaluarën është të ndërtohet një kulturë demokratike gjithëpërfshirëse, dhe lejon bisedat që respektojnë viktimat”, thuhet në deklaratën e YIHR-së.
Bojoviq ka bashkangjitur edhe disa prej postimeve ku ai kritikohet. Në njërën thuhet se: “Viola von Cramon ka punësuar një agjent të Rusisë që shfaqet si staf për të mohuar krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.
Aty ka shkruar edhe Sharr Jakupi, ish-shef i stafit në kabinetin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
“Për fat të keq, Viola vonCramon nuk është e vetmja zyrtare e Brukselit që bashkëpunon me mohuesit e gjenocideve dhe krimeve të luftës. Kjo çështje shtrihet nga zyrat e deputetëve deri te zyrtarët e lartë, duke zbuluar një tërheqje shqetësuese ndaj perspektivave shoviniste ruse/serbe”, ka shkruar ai.
Today a number of bots (and then not only bots), mainly from Kosovo, started a coordinated online campaign stating that I have denied the crimes committed in ’98-’99, and that I am unfit to be the advisor of @violavoncramon as a Russian spy/Serbian agent.
— Đorđe Bojović (@bojovicdj) March 8, 2024
It is clearly ? pic.twitter.com/5bUCBFDi7l