Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat që ai është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Ai këto deklarime i bëri gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
“Nuk është e vërtet”, u përgjigj Kurti, kur u pyet nëse janë të vërteta akuzat e opozitës se ai i ka prishur marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Sa i përket çështjes së dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian, kanë qenë të përbashkuar në kritikën ndaj Qeverisë Kurti, duke kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se çështja e dinarit ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në lidhje me rregulloren e BQK-së, janë mbajtur diskutime edhe në Bruksel./EO