Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka kritikuar deputeten Duda Balje për deklaratat kundër Kodit Civil.
Kusari-Lila ka theksuar se deputetja duhet t’i ndajë bindjet personale nga përgjegjësia publike që e ka.
“Është brengosës fakti që një kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut paraqet qëndrime që nuk përkojnë me të drejtat universale të njeriut. Qëndrimet e deputetes Duda Balje janë të tilla. Për këtë kemi ngritur shqetësimin me grupin multietnik, ajo në fakt në atë pozitë është si propozim i grupi multietnik. Fatkeqësisht, kryetarja e Komisionit nuk përfaqëson të gjitha kategoritë e shoqërisë sonë”, ka thënë ajo.
Balje ka kundërshtuar në vazhdimësi Kodin Civil, i cili njeh të drejtën e plotë për fejesë, martesë dhe krijim të familjes për çiftet e gjinisë së njëjtë.
Balje ka thënë se nuk voton pro për shkak të bindjeve të saj.