Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se ligjet për shëndetësinë në Kosovë nuk kalojnë për shkak të “tri mafive që pengojnë punën”.
Ai ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është katastrofike.
“Kemi mafian e barnave që nuk lejojn të kalojë ligji. Mafian e spitaleve private dhe mafian e spitaleve jashtë regjionit që s’e lejojnë të kalojnë ligjet, e që janë në të mirë të qytetarëve. Debati i sotëm (në Kuvend) ishte shterp”, ka thënë Syla të enjten në emisionin "Konfront" të KTV-së
Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar shumë për shëndetësi, por s’ka punuar në ligje.
Syla ka theksuar se shëndetësia në Kosovë është “arenë e gladiatorëve” që sipas tij, secili tenton të grabitë.