Arbëri

Spahiu: Edi Rama i bëri shumë favore Vuçiqit sot në Samit

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se në Samitin për Ukrainën në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë disa favore presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, mungesa e flamurit të Kosovës dhe prezantimi në emra të përveçëm i Ramës, sipas Spahiu, ishte favor për Vuçiqin.

“Organizatori, për dallim nga disa takime të tjera ku është vendosur edhe flamuri i Kosovës, përfshirë edhe i Serbisë, aty s’pati flamur fare, me insistim të Vuçiqit,  Edi Rama e bëri këtë kompromis”, ka thënë Spahiu të mërkurën në “Konfront” të KTV-së.

Ai ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani nuk është patriote, pasi sipas tij, Osmani do të duhej të tërhiqej ose të reagonte për flamurin e Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani e ka dëshmuar disa herë që nuk është patriote...Kur flet anglisht, e thekson ‘Kosovo’ e nuk thotë Kosova”, u shpreh ai.