Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka ndarë shqetësimet me qytetarë “për kahjen e rrezikshme që po i jep vendit kjo qeveri”.
Në një komunikatë të AAK-së të mërkurën u tha se Haradinaj ka takuar qytetarë në disa qytete, ku sipas tij, Qeveria Kurti po e largon Kosovën nga aleatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situatën e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rrëshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.
Ish-kryeministri Haradinaj ka theksuar se partia e tij po shihet si alternativë “për një Kosovë anëtare e NATO-s”.
“Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, thuhet tutje.
AAK-ja e Nisma kanë nënshkruar marrëveshje për një koalicion parazgjedhor.