Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë para mbajtjes së Samitit për Ukrainën.
Zelensky mbërriti mbrëmjen e së martës në Tiranë, për samitin në të cilin do të marrin pjesë disa liderë të Evropës juglindore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë vizita e tij e parë në Tiranë. Vjen pak ditë pasi Ukraina shënoi dyvjetorin e nisjes së agresionit rus.
Pas takimit me Ramën pritet të nënshkruhen marrëveshje.
Kosovën e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.
Agjenda e plotë:
09:00 – Presidenti Zelensky do të mirëpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.
09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës
09:30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10:10 – Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11:00 – Mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
11:30 – Rama dhe Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit
13:00 – Foto Familjare
13:30 – Rama dhe Zelensky do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp