Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur “Meteo Kosova”, ka mundësi për reshje të lehta shiu.
“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h.