Kryesuesi i delegacionit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, do të marrë pjesë në takimin e thirrur më 27 shkurt nga emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Delegacioni nga Beogradi, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe M., Peter Petkoviq, do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel të planifikuar për të martën, më 27 shkurt”, thuhet në njoftimin e raportuar në agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.
Festa i është bërë palëve nga Lajçaku për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.
Ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga Brukseli ka pasur kërkesë që për çështjen e dinarit të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme, por ai ka theksuar se nuk do të shkojë në këtë takim duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.