Arbëri

Mjekja Keka shpjegon në çfarë gjendja u pranua 4-vjeçarja në QKUK

Alije Keka, pediatri të Pediatrinë e QKUK-së, ka thënë se 4-vjeçarja që vdiq ditë më parë ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për trajtim.

Ajo ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se e mitura s’ka reaguar në asnjë formë, pos bebëzat në dritë, duke shtuar se shenjat tregonin se nuk kishte lëndime në tru.

“Fëmija ka qenë pavetëdije, s’ka reaguar në ngacmimet që i kemi bërë e as në komunikim. Bebëzat e syrit kanë reaguar në dritë, që tregojnë se s’ka pasur lëndime truri. E kemi futur në ventilim mekanik e hapi i parë ka qenë ekzaminimi i shpejtë. Ka qenë në gjendje të rënda. Hipotension, të rrahura të shpejta të zemres dhe ka qenë e ftohtë akull. Këtë ne e quajmë shok toksik, kur dështojnë të gjitha organet, e edhe zemra”, ka thënë Keka.

Sipas saj, lëkura e 4-vjeçare ishte e përfshirë me hematoma.