Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar të enjten letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit, Jabor Ali Hussein Haësheka Al Dosari, të cilin e ka uruar për detyrën.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka shprehur besimin për vazdhim të mbështetjes nga Katari në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Në takim, Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën si dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim gjatë viteve. Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Al Dosari”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se është diskutuar edhe për çështjet në fushën e bashkëpunimit bilateral dhe edicionin e sivjetmë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.